Nė kilometrin e 360-tė tė rrugės magjistrale qė prej Beogradit kalon nėpėr Maqedoni dhe Greqi, nė pjesėn mė jugore tė Serbisė, gjendet qyteti i Bujanocit i cili ėshtė qendėr administrative komunale, arsimore, shėndetėsore, ekonomike dhe kulturore. Pėr nga aspekti territorial i takon Qarkut tė Pēinjės. Lartėsia mesatare e qytetit tė Bujanocit ėshtė 400 m. Rrjedhat ujore tė bujanocit janė: Moravica, Morava jugore, Pēinja, lumi i Tėrnocit, lumi i Kėrshevicės dhe lumi i Breznicės.

Qyteti i Bujanocit gjendet nė mesin e drejtimeve tė ndryshme tė komunikacionit rrugor, si atij magjistral, po ashtu edhe tė atij hekurudhorė nė korridorin ndėrkombėtar E-10, Beograd Shkup-Selanik Athinė. Pozitės sė volitshme tė kėsaj komune i kontribuon edhe afėrsia e tre aeroporteve ndėrkombėtare: Nishi 136 km, Shkupi 70 km dhe Prishtina 105 kilometra, si dhe afėrsia e vendkalimit kufitar me Maqedoninė, Ēukarka, i cili gjendet nė distancė 23 kilometra.
Sipas regjistrimit tė vitit 2002 nė qytet jetojnė 12.011 banorė, ndėrsa nėpėr fshatėra jetojnė 31.291 banorė me pėrbėrje tė ndryshme nacionale. Nė botėn e jashtme janė 10.183 banorė, gjė qė numrin e pėrgjithshėm tė banorėve e ngrit nė 53.485.